Maqedoni, SHBA kërkon proces zgjedhor transparent dhe demokratik

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Pol Uolers theksoi se bashkësia ndërkombëtare është në pritje të zgjedhjeve të lira dhe legale.“Ne presim zgjedhje të lira, korrekte dhe legale, pa presione. Kjo është edhe porosia që do ta shohin të gjithë. Votimi do të ndiqet nga vëzhguesit e OSBE-së, por edhe nga vëzhguesit e ambasadave në Maqedoni. Është me rëndësi që procesi zgjedhor të jetë transparent dhe demokratik”, apeloi ambasadori Uolers pas takimit që zhvilloi me liderin e socialdemokratëve maqedonas, Zoran Zaev.Sipas tij, me këto zgjedhje sinjali që do të dërgojë vendi në Evropë dhe botë lidhur me kapacitetet e saj demokratike do të jetë ashtu sikur se si do të kalojnë zgjedhjet.Ndërkohë, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se LSDM di përgjegjësinë e vet si parti më e madhe opozitare.“LSDM, si deri tani, do të sillet në mënyrë demokratike në zgjedhje, por një pjesë e madhe e përgjegjësisë është tek qeveria e cila udhëheq me institucionet të cilat duhet të zbatojnë procesin zgjedhor dhe të reagojnë për parregullsitë”, nënvizoi Zaev, i cili siç bëhet e ditur ka dëgjuar ofertën zgjedhore dhe problematikat e shprehura nga kjo parti lidhur me fushatën dhe zgjedhjet.