Maqedoni, ‘Rrjeta’ sekuestron 135 kg marijuanë, vinte nga Shqipëria

Përpjekja e disa qytetarëve të Maqedonisë që të transportojnë sasi të mëdha të marijuanës dhe hashashit në Greqi përfundoi në "Rrjetin" e Ministrisë së Punëve të Brendshme.Të martën vonë, kontrabandistët të ngarkuar me disa thasë kaluan në këmbë nëpër rripin e gjelbër të kufirit, por kanë hasur në pritën e policisë. Dy prej tyre janë arrestuar, kurse pesë të tjerë arritën të arratisen. Gjatë bastisjeve që u bënë në Strugë u arrestua një person tjetër për bashkëpunim.‘Janë sekuestruar 136 pako me materiale bimore - marihuanë. Pesha e përgjithshme është 135.5 kilogramë dhe dy pako me hashash që peshonin mbi pesë kilogram, ose gjithsej 140 kilogramë drogë’, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Punëve të Brendshme.Sipas MPB, droga e sekuestruar ishte me origjinë nga Shqipëria, kurse përmes Maqedonisë dhe Greqisë duhej të përfundojë në tregjet e drogës në Evropë. Vlera e narkotikëve është rreth gjysmë milionë euro.Hetimi do të zgjerohet dhe duhet të nxirret në dritë nëse në këto aktivitete kriminale janë të përfshirë edhe persona të tjerë.Në kuadër të aksionit ‘Rrjeta’ në Ohër, dje u arrestua një person i ndërlidhur me një rast tjetër që ka të bëjë me kontrabandë me drogë.Në makinën e tij u gjet gjysmë kilogram marihuanë, kurse ka prova se i arrestuari ka marrë pjesë në transportin e heroinës.