Kosovë, sot Kuvendi vendos për FAK-un?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të shqyrtojnë sot ndryshimet kushtetuese sa i përket zëvendësimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës. Kështu ka thënë kryeministri, Hashim Thaçi, i cili ka bërë thirrje të gjithë spektrit politik që t`i miratojnë këto ndryshime kushtetuese.“Besoj se kjo çështje do të përmbyllet sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Shpresoj dhe bëjë thirrje të gjithë spektrit politik të Kuvendit të Kosovës që të akomodojnë këto ndryshime kushtetuese në një kohë optimale, pasi që tani veç është futur në rendin e ditës së seancës së sotme të Kuvendit”, ka thënë ai.Megjithatë, në njoftimin e Kuvendit të Kosovës nuk përmendet si pikë e rendit të ditës çështja e këtyre ndryshimeve.Sipas axhendës, deputetët do të votojnë për Projektligjin për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike.Gjithashtu, do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për kinematografinë si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurimin shëndetësor.Pritet të bëhet edhe emërimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, emërimi i anëtarit të Komisionit për Kërkesa Pronësore, si dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.Ndërkohë, sipas Arsim Bajramit, partitë e pakicave po kushtëzojnë votimin e FAK-ut me vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës.