Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, sot në mesnatë nis heshtja zgjedhore

Sot në mesnatë do të hyjë në fuqi heshtja zgjedhore për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 13 prillit në Maqedoni.Heshtja zgjedhore do zgjasë deri të dielën në mbrëmje, kur do të mbyllen kutitë e votimit. Kjo ndodhë për herë të parë në Maqedoni, që në mes të fushatës tjetër parazgjedhore (për zgjedhjet e parakohshme parlamentare), të ketë heshtje zgjedhore.Heshtja do ta ndërpresë fushatën për zgjedhje parlamentare, që sipas nenit 76-b të Ligjit Zgjedhor do të thotë se ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.Kryetari i KSHZ-së, Nikola Rilkovski është kategorik sa i përket heshtjes parazgjedhore dhe thotë se kjo do të vlejë për të gjitha partitë politike, pa dallim nëse kanë apo nuk kanë kandidat në zgjedhjet presidenciale.Sipas rregullave të Ligjit Zgjedhor në kontekst të heshtjes zgjedhore, nga hyrja e saj në fuqi, nga e premtja në mesnatë deri në mbylljen e kutive zgjedhore, janë të ndaluara të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.Shkelje e heshtjes zgjedhore konsiderohet edhe lajmërimi i hapur apo i fshehur për ndonjë fushatë zgjedhore.