Reagimi i shtetit 14 ditë me vonesë, Naço: Dënim vrasësve të Ilia Karelit VIDEO
Ministri i Drejtësisë, Nasim Naço, ka reaguar sot në Kuvend ndaj vrasjes së Ilia Karelit. Naço është shprehur se i kërkon autoriteteve greke zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe është shprehur se do të kërkoj të dhëna të plota për këtë ngjarje, ku humbi jetën nga torturat e gardianëve grekë, Ilia Kareli.“Të nderuar zotërinj deputetë, të nderuar shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, të gjithë jeni në dijeni të rastit të rëndë të keqtrajtimit dhe trajtimit çnjerëzor që i shkaktoi vdekjen e një të burgosuri shqiptar, Ilia Kareli, në burgun grek të Malandrinos. Ky rast, i cili tronditi thellë opinionin shqiptar, atë grek dhe ndërkombëtar duhet të shërbejë si një moment reflektimi për vëmendjen që duhet ti kushtohet sistemit në terësi dhe veçanërisht trajtimit të të dënuarve me burg, të paraburgosjesdhe policisë së burgjeve. Unë sot garantoj publikisht se si Ministër i Drejtësisë menjëherë i kam kërkuar dhe marrë informacionet nga autoritetet gjyqësore greke që çështja do të hetohet dhe gjykohet në një kohë sa më të shpejtë, duke shërbyer si një shembull në dhënien e drejtësisë” tha Naço.Shteti shqiptar nuk kërkon hakmarrje, tha më tej Naço, duke kërkuar që autoritetet gjyqësore greke të bëjnë drejtësi. Ministri ka inkurajuar të gjithë të burgosurit që vuajnë dënimin brenda dhe jashtë vendit, të dënojnë të gjitha rastet që bien ndesh me Konventën Kombëtare të mbrojtave të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.“Ne nuk kërkojmë hakmarrje, sigurisht që ne kërkojmë drejtësi nga autoritetet gjyqësore greke. Gjithashtu u kam kërkuar partnerëve tanë ndërkombëtarë që ti kushtojnë një vëmendje dhe të monotirojnë nga afër këtë ngjarje sa tronditëse, por dhe aq të paprecedent në sistemin penitenciar. Ne përsëri nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi nga autoritetet gjyqësore greke. Si Ministër i Drejtësië në çdo rast do të dënoj aktet degraduese të trajtimit çnjerëzor dhe torturës dhe shpreh vendosmërinë time se do të merren të gjitha masat për parandalimin e këtyre ngjarjeve që askush të mos ketë kurajon të ndërmarrë veprime të tilla që nga punonjësi më i thjeshtë deri tek zyrtari më i lartë. Inkurajoj të gjithë institucionet, shoqërinë civile, por dhe çdo person që vuan dënimin brenda dhe jashtë vendit që të denoncojë rastet që bien ndesh me Konventën Kombëtare të mbrojtave të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut” u shpreh Ministri i Drejtësisë.