Kuvend, Rama “ankohet” për tolerimet e kërkon rregullore të re, Meta ikën
Toleranca ndaj opozitës i ka kushtuar kreut të Kuvendit.Fjalën e tij në seancë plenare, kryeminsitri Edi Rama e nisi me kritikat ndaj kryeparlamentarit , Ilir Meta, për shkelje të rregullores.(Në foto kryeministri Edi Rama duke folur në seancën e sotme në kuvend dhe nënkryetari i kuvendit Edmond Spaho, duke drejtuar seancën e sotme pas largimit të Ilir Metës)“Duhet të gjejmë një rrugë që mos të vazhdojmë të rrimë mbi rregulloren dhe sensin normal të bashkëjetësës në këtë sallë, duke qenë të detyruar të ndjekim opozitën që kap foltoren jashtë çdo rregullorje të normës së rregullores”tha Rama.Fjalë që nuk u mirëpritën aspak nga numri 1 i Kuvendit, i cili drejtimin e seancës ia la demokratit, Edmond Spaho, për tu rikthyer sërish në fund të fjalës së Kryeministrit.Ndërkohë që kreu i qeverisë propozoi ndryshime në rregulloren parlamentare.“Do të ishte e udhës të kishim 60 minutëshin në fillim të seancës që as opozita të mos ndihet në vështirësi për të gjetur rrugë për të kapur foltoren dhe as parlamenti të mos bëhet qesharak për shkak të opozitës. Ideja që një qeveri bën shumë punë kur bën shumë ligje i takon vendeve ku ligjshmëria është problemi kryesor .Ne nuk jemi këtu për të prodhuar sa më shumë ligje por më shumë ligjshmëri”theksoi Rama.Seanca plenare shërbeu edhe për përplasjen e akzuave mes Kryeministrit e paraardhësit të tij për situatën energjitike.“Përtej borxhit 1 miliard dollarë mes kompanive dhe mes kompanive dhe bankave i keni lënë një kompani shpërndarje në faliment CEZ-it” akuzoi Kryeministri.“ Sistemi energjitik shqiptar po shkon drejt falimentimit të plotë. Po shkon drejt falimentimit nga një keqmenaxhim absolut total, po importohet energji me 1/3 e çmimit më lart?tha Berisha.“Meqë marrëveshjet që ju keni bërë kanë qenë të sakta, pse atëhere trashëguam ne gjithëkëto borxhe të papaguara ndaj këtyre kompanive që kanë hyrë në marrëdhënie konçensionare përmes jush”u shpreh Rama.“Tani është koha për të ndërtuar, po u ndërtuan Hidrocentralet që këta po i përzënë duke rrënuar totalisht sigurinë juridike, një shtet që shkelmon kontrat, një shtet zuzar” akuzoi Berisha.PR/Ligjet e miratuara