Ukraina në prag lufte, linja proruse shpall pavarësinë në Donetsk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2014, 14:08
Aktivistët pro-rusë, të cilët zaptuan ndërtesën e administratës rajonale në qytetin ukrainas të Donjeckut, kanë votuar për të shpallur sovranitetin e të ashtuquajturës “Republikë Popullore të Donjeckut”.Menjëherë pas kësaj, është kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dërgimi i “kontigjentit të përkohshëm të paqeruajtësve”.Nga ana tjetër, qeveria gjermane ka shprehushqetësimin për zhvillimet në pjesën lindore të Ukrainës.“Zhvillimet e fundit në Donjeck dhe Harkov, janë gjëra për të cilat ne në qeverinë gjermane jemi shumë të shqetësuar”, tha Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.Ai ka theksuar se duhet urgjentisht të merren masa për stabilizimin e rajonit dhe për evitimin e përshkallëzimeve të tilla.