Presidenti çek: NATO duhet të dërgoj trupa në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2014, 10:08
Presidenti çek Millosh Zeman ka kërkuar nga Perëndimi të marrë masa më të forta në qoftë se Rusia përpiqet që të aneksojë pjesën lindore të Ukrainës.Gjatë një interviste për radion shtetërore çeke, Millosh Zeman, theksoi se një nga masat ndaj Rusisë do të ishte edhe dërgimi i forcave të NATO-s në Ukrainë.Gjatë muajit të kaluar, Krimea nëpërmjet një referendumi vendosi që ky gadishull ukrainas të bashkohet me Federatën ruse.Komentet e Zeman, janë bërë pasi protestuesit pro-rusë kanë hyrë me forcë në disa ndërtesa shtetërore në lindje të Ukrainës.