Kroaci, sekuestrohen 806 kg marihuanë, 10 të arrestuar. Në kërkim 1 shqiptar
Policia kroate ka sekuestruar 806 kilogramë marihuanë ndërsa ka arrestuar 10 persona dhe ka shpallur në kërkim edhe një shtetas shqiptar.Lajmi bëhet i ditur nga mediat kroate të cilat theksojnë se droga u sekuestrua në një anije dhe kap vlerën afro 1.3 milionë euro.Autoritetet kroate theksojnë se kjo është sasia e drogës më e madhe e konfiskuar ndonjëherë në këtë shtet.Zyra për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kroaci thekson se ka nisur hetimin ndaj 11 personave, pëfshirë tetë kroatë, dy shtetas nga Bosnja Hercegovina dhe një shqiptar.Raportohet se dhjetë persona janë arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi shqiptar.Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i të arrestuarve apo edhe i shtetasit shqiptar i cili ka qënë i përfshirë në trafikun e drogës.