Ukrainë, protestuesit pro-rusë zaptojnë godinat, kërkojnë referendum si në Krime

Protestues pro-rusë, kanë sulmuar ndërtesat qeveritare në tre qytete të mëdha të Ukrainës lindore.Dhjetra protestues kanë kaluar kordonet e policisë gjatë të dielës dhe kanë hyrë në ndërtesën rajonale në qytetin Krahkiv.Policia nuk ka përdorur forcë kundër protestuesve, të cilët e kanë ngritur flamurin rus, pas hyrjes në ndërtesë.Paraditen e së dielës ndërkaq, aktivistë pro-rusë gjithashtu kanë marrë ndërtesën rajonale në qytetin Donets, duke hyrë me forcë në zyrën e sigurimit shtetëror në Luhansk.Ata kanë kërkuar referendum ashtu siç ka ndodhur në Krime gjatë muajit të kaluar.Presidenti Oleksandr Turchinov ka anuluar një udhëtim të parashikuar në Lituani, ndërsa Ministri i brendshëm ukrainas, Arseni Avakov ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin dhe ish-presidentin ukrainas Viktor Yanukovych, se qëndrojnë prapa këtyre trazirave.