Afganistan, Karzai dhe liderët botërorë përshëndeten zgjedhjet

Presidenti në largim i Afganistanit, Hamid Karzai, dhe liderët perëndimorë kanë përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Afganistan.Karzai tha se zgjedhjet ishin “sukses”, ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama, vlerësoi se votimet paraqesin “një moment tjetër historik të rëndësishëm në të cilin afganët e marrin përgjegjësinë e plotë për vendin e tyre”.Sekretari i jashtëm britanik, William Hague i ka cilësuar zgjedhjet si  arritje e madhe për popullin afgan.Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, e lavdëroi “entuziazmin” e votuesve dhe “punën e jaashtëzakonshme” nga forcat e sigurisë së Afganistanit.Vlerësohet se në zgjedhjet e djeshme presidenciale për të votuar dolën 58% e atyre që kanë të drejtë vote.Këto zgjedhje shihen si hap madhor në transferimin e parë demokratik të autoritetit në këtë vend.Ka pasur raporte për mungesa të fletëvotimeve dhe dhunë sporadike në gjithë vendin.  Pritet që rezultatet finale të shpallen pas disa ditëve.