Diplomati rus këshillon amerikanët: Bëni yoga!
“Këshilla ime për partnerët amerikanë është të kalojnë më shumë kohë jashtë, të praktikojnë yoga dhe të shikojnë komedi televizive, në vend që të bëjnë teka si fëmijët dhe të bëhen histerik”.Kështu është shprehur Zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov, gjatë një interviste për agjencinë Interfax duke shtuar se Shtetet e Bashkuara “janë fiksuar” në ndalimin e bashkëpunimit me Rusinë.Gjithashtu diplomati i lartë rus ka thënë se politikë-bërësit amerikanë duhet të qetësohen dhe të pranojnë se Krimeja është tani pjesë e Rusisë.Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar disa zyrtarë rusë me ndalesa udhëtimi dhe ngrirje të aseteve, pas aneksimit të Krimesë nga Moksa. Ndërkohë Rusia ka kundërshtuar krahasimin e Krimesë me nazizmin. Një ministër gjerman ka tërhequr paralele midis aneksimit të Krimesë nga Moska dhe zgjerimit të Gjermanisë naziste.Ministria e Jashtme ruse ka thënë se krahasime të tilla janë të papranueshme dhe se i ka dërguar ankesë zyrtare ambasadorit gjerman në lidhje me çështjen.Në një intervistë të enjten, Schaeuble ka thënë: “Nuk jam aq i marrë sa për të krahasuar Hitlerin me këdo”.Në një ligjëratë para studentëve, ministri i Financave, Ëolfgang Schaeuble, ka thënë se “metodat e tilla janë miratuar nga Hitleri në Sudetenland”, duke iu referuar argumenteve që përdor presidenti rus, Vladimir Putin, për të justifikuar aneksimin e Krimesë.Më 1938, Hitleri ka aneksuar pjesën gjermanishtfolëse në Bohemi, Sudetenland, para se të pushtonte pjesën tjetër të vendit.