Itali, sekuestrohen 2 ton marijuanë, droga vinte nga Greqia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2014, 09:19
Mbi 2 ton marijuanë janë sekuestruar nga policia e Katanias në Itali, ndërsa janë arrestuar edhe 8 persona të cilët akuzohen për trafik droge.Ngarkesa me një vlerë prej rreth 10 milion euro u kap në bordin e një anije peshkimi që vinte nga ishulli grek i Korfuzit.Sipas policisë në anijen e peshkimit u gjetën 125 qese të cilat mbanin secila nga 16,5 kg marihuanë dhe me një peshë gjithësej mbi 2 ton.Ndërkohë policia italiane po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.