Zgjedhjet në Afganistan të suksesshme, rezultati i paqartë

Votimet presidenciale në Afganistan po komentohen si sukses, pas një pjesëmarrjeje prej 7 milionë votuesish që dolën për të hedhur votën pavarësisht nga kërcënimet e Talibanit. Afganët thonë se suksesi i vërtetë i zgjedhjeve varet nga pranimi i rezultatit nga kandidatët.Presidenti amerikan Barak Obama përgëzoi popullin afgan për pjesëmarrjen e së shtunës, të cilën e vlerësoi si kritike për të siguruar të ardhmen demokratike të Afganistanit si dhe për të vazhduar mbështetjen ndërkombëtare.Megjithëse votimet kanë përfunduar, procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende. Akuzat për manipulime kanë filluar dhe Talibani sulmoi dje një autokolonë me kutitë e fletë-votimeve. Punonjës të ndihmave gjetën vdekjen dhe kuti me fletë-votime u shkatërruan.Nëse dalin me sukses, zgjedhjet e së shtunës do të jenë i pari rast kur pushteti është transferuar në mënyrë paqësore në Afganistan.Tani shqetësimi kryesor është se nëse kandidatët fillojnë zënkat se kush doli fitues, përplasjet e tyre mund të shkaktojnë trazira më të gjera duke minuar suksesin e zgjedhjeve të së shtunës.