Hungari, Viktor Orban shpall fitoren në zgjedhje
Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare.Teksa ka folur para mbështetësve të tij në në kryeqytetin Budapest, Orban ka thënë se rezultati është konfirmim i politikave qeverisëse sipas të cilave do të krijohen vende pune, do të mbështeten familjet e do të ruhet sovraniteti kombëtar.Nga rreth 96 për qind e votave të cilat janë numëruar deri më tani, partia e Orban ka gjasë që të marrë 133 vende në parlament nga gjithsej 199.Përqindja e lartë e fitores, tregon se ai mund të formojë qeverinë e re të Ukrainës.Koalicioni i drejtuar nga Orban ka marrë më shumë se dy të tretat e vendeve, sa është e nevojshme për të bërë ndryshime kushtetuese.Kryeministri 50-vjeçar Viktor Orban është përplasur me Bashkimin Evropian në lidhje me politikat e tij rreth fesë ortodokse.