Hungari, Partia Fidesz favorite në zgjedhjet parlamentare
Sot në Hungari po mbahen zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat konsiderohet favorite partia e krahut të djathtë, Fidesz, e kryeministrit, Viktor Orban.Hulumtimet gjithashtu, kanë sugjeruar se aleanca opozitare e qendrës së majtë është në garë të ngushtë për vendin e dytë me partinë e djathtë, Jobbik.Në zgjedhjet e vitit 2010, Viktor Orban arriti fitore bindëse me një shumicë prej dy të tretave në Parlament.Opozita e kishte akuzuar Orbanin se i ka zvogëluar liritë civile dhe e ka dëmtuar lirinë e shprehjes, por ai ka këmbëngul se reformat në këtë vend ishin të nevojshme me qëllim që të kompletohej puna për çrrënjosjen e trashëgimisë së komunizmit nga Hungari dhe për ta reduktuar deficitin e buxhetit nën 3% të GDP-së, që kërkohet nga Bashkimi Evropian.Qendrat e votimit në Hungari janë hapur në orën 6: 00 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 19 :00.