Vriten katër ushtarë rusë në Çeçeni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2014, 08:18
Katër ushtarë rusë janë vrarë mbrëmë në republikën jugore të Çeçenisë.Ministria e Brendshme ruse ka thënë se makina me të cilën udhëtonin ushtarët ka hasur në një bombë në fshatin Jandi dhe për pasojë ka shpërthyer.Në incident janë plagosur edhe shtatë ushtarë të tjerë.Kaukazi Verior është rajoni më i trazuar i Rusisë.Dhuna shpesh lidhet me krimin e organizuar apo kryengritjen islamike.Militantët në Dagestan, Kabardino-Balkaria, Çeçeni dhe Ingusheti sulmojnë vazhdimisht policët, gjykatësit dhe zyrtarët lokalë, duke thënë se ata luftojnë për të krijuar një shtet islamik në jug të Rusisë.