Sulm në Afganistan, qëllohen 2 gazetare të huaja

Dy gazetare të huaja janë qëlluar nga një polic në lindje të Afganistanit. Sipas autoriteteve vendase, njëra nga gazetaret humbi jetën, kurse tjetra ndodhet ne gjendje kriktike për jetën për shkak të plagëve të marra.Ngjarja ka ndodhur në qytetin e largët Khost, pranë kufirit të Afganistanit me Pakistanin. Sipas mediave gjermane, ato  ishin dy gazetare të AP: Anja Niedringhaus, një fotoreportere gjermane dhe Kathy Gannon, gazetare kanadeze."Dy gazetaret femra u qëlluan këtë mëngjes në brendësi të selisë së policisë së qarkut. Njëra prej tyre ka vdekur, kurse tjetra është plagosur rëndë”, " deklaroi zëdhënësi i provincës Khost Mobarez Mohammad Zadran për agjencinë e lajmeve AFP.Dy gazetaret ishin duke vizituar komisiariatin Tanay në provincën Khost me një zyrtar të Komisionit të Pavarur të Zgjedhjeve në momentin kur ndodhi sulmi , tha një burim nga Ministria e brendshme për BBC punonjësi i policisë po merret në pyetje në lidhje me këtë ngjarje.Ky incident vjen pasi Afganistani ka intensifikuar masat e sigurise në prag të  zgjedhjeve presidenciale të, të cilat mbahen të shtunën. Më hërët grupet militante kanë kërcënuar se do të kenë në objektivin e tyre të gjithë votuesit dhe stafin që merret me organizimin e zgjedhjeve, dhe si pasojë qeveria ka marrë masa për të rritur sigurinë në vend. Gati 200,000 trupa janë vendosur në të gjithë vendin për të parandaluar sulmet e talebanëveTalibanët kanë shtuar sulmet në javët e fundit, në një përpjekje për të ndërorerë procesin zgjedhor. Muajin e kaluar, një gazetar i agjensisë France-Presse, Sardar Ahmedi u vra së bashku me tetë persona të tjerë, kur persona të armatosur talebanë sulmuan një hotel , i cili ishte shumë i frekuentuar nga të huajt në kryeqytetin afgan të Kabulit kurse më 11 mars u vra një gazetar me kombësi suedeze dhe britanike , Nils Horner.Ka tetë kandidatë për president, duke përfshirë ish- ministrat e jashtëm Abdullah Abdullah dhe Zalmai Rassoul dhe ish- ministrin e financave Ashraf Ghani Ahmadzai.  Presidenti aktual Hamid Karzai, i cili ka qenë në pushtet që nga rënia e talebanëve në vitin 2001, e ka të ndaluar me kushtetutë të kandidojë për një mandat të tretë.