Indi, pesë javë votime, 815 milionë votues të regjistruar

Kutitë e votimit janë hapur sot në Indi, për atë që cilësohet si ushtrimi më i madh i demokracisë në botë.Rreth 815 milionë njerëz, janë regjistriuar që të votojnë gjatë pesë javëve të ardhshme.Votuesit do të zgjedhin mes partisë aktuale në pushtet dhe opozitës nacionaliste e njohur si BJP.Sipas analistëve dhe sondazheve të realizuara, partia opozitare BJP ka gjasë që të marrë pushtetin, duke i dhënë fund kështu sundimit prej më shumë se një dekadë nga partia aktuale në pushet.Ndërkohë sot votimi ka nisur të mbahet në gjashtë zonat verilindore.Masat e sigurisë janë shtuar për shkak të rreth 40 grupeve aktive seperatiste në pjesën lindore, të cilët mund të tentojnë të dëmtojnë procesin zgjedhor.