Hong Kong, pakënaqësi për vizitorët kinez
Rritja e numrit të vizitorëve nga Kina gjatë viteve të fundit, ka pasur ndikim në Hong Kong, si nga pikëpamja e jetesës atje, ashtu edhe nga ajo turistike.Rreth 100 banorë të Hong Kongut, kanë protestuar duke ofenduar vizitorët nga Kina, që kishin shkuar të blenin mallra muajin e kaluar.Ishte hera e parë që banorët e Hong Kongut, të cilëve nuk u pëlqen që po rritet numri i vizitorëve nga Kina, e shprehnin zemërimin e tyre hapur ndaj tyre, në një vend të hapur.Protesta e 16 shkurtit, në rrugën Canton e intensifikoi debatin lidhur me mënyrën sesi po e përballon ish-kolonia britanike me 7 milion banorë, valën në rritje të vizitorëve nga Kina.Bordi i Turizmit i Hong Kongut thotë se numri i vizitorëve nga Kina vitin e kaluar ishte 41 milionë, një rritje prej 17 për qind në krahasim me vitin e kaluar.Shumë nga banorët e Kinës, vijnë në Hong Kong si grupe turistike. Por një numër gjithnjë e më një rritje i tyre, marrin leje individuale nga qytetet jugore për të kaluar kufirin me Hong Kongun.Protestuesit i quajtën gjithashtu vizitorët “karkaleca”. Kreu i qeverisë së Hong Kongut Leung Chun-ying thotë se administrata e tij, po e menaxhon fluksin e vizitorëve me më shumë infrastrukturë."Do të rrisim numrin e objekteve turistike në Hong Kong, si për shembull qendrat e mëdha tregëtare në ishullin artificial që do të jetë pjesë e urës Hong Kong - Zhuhai - Macao".Por nuk duket se zoti Leung ka ndër mend të marrë masa për të pakësuar numrin e vizitorëve në të ardhmen e afërt.