Jordani, policia përleshje me kampin refugjatëve sirianë

Autoritetet e Jordanisë bëjnë me dije se të paktën 22 policë janë dërguar në spital pas përleshjeve me refugjatët nga Siria, në një kamp në pjesën veriore të Jordanisë.Zyrtarët i kanë hedhur poshtë raportet se një refugjat në kampin Zaatari është vrarë pas trazirave të djeshme. Sipas tyre dhuna kishte shpërthyer pasi policia e kishte arrestuar një grup të refugjatëve, që ishte përpjekur të largohej nga kampi në mënyre ilegale.Banorët e kampit Zaatari, nga ana tjetër, thonë se dhuna kishte shpërthyer pasi një polic i Jordanisë me veturën e tij e kishte lënduar seriozisht një fëmijë sirian. Gjithashtu, ata pretendojnë se numri i refugjatëve të lënduar në trazira ishte shumë më i madh, e jo vetëm tre vetë, sa kanë raportuar zyrtarët.Në kampin Zaatari strehohen dhjetëra mijëra refugjatë nga Siria.Prej marsit të vitit 2011, kur ka filluar lufta civile në Siri, nga ky vend janë larguar më se 2.5 milionë njerëz.