Malajzi, nisin kërkimet nënujore për gjetjen e aeroplanit të zhdukur

Ekipet e kërkimit kanë nisur të përdorin radarët nënujorë, në përpjekje për të gjetur kutinë e zezë të aeroplanit të zhdukur malajzian.Dy anijet që kanë pajisje për gjetjen e regjistruesit të fluturimit do të kërkojnë një zonë 240 kilometërshe nënujore, në jug të Oqeanit Indian.Edhe 14 aeroplanë dhe anije të tjera do të kërkojnë sot për aeroplanin MH370, i cili është zhdukur më 8 mars, më 239 pasagjerë në bord.Ndërkohë Kryeministri malajzian deklaroi dje se Malajzia nuk do të heqë dorë nga kerkimi i avionit te humbur të humbur MH370.Najib Razak ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun australian, Tony Abbott, ku vlerësoi përpjekjet e kërkimit, duke thënë se bashkëpunimi për këtë “tragjedi të madhe ” na dha zemër të gjithëve.Autoritetet e Malajzisë jane kritikuar ashper për menaxhim jo të mirë të kërkimeve, kritika këto të ardhura veçanërisht nga të afërmit e 153 pasagjerëve kinezë që ndodheshin në bord.Të enjten, tetë aeroplanë ushtarakë dhe nëntë anije morën pjesë ne operacionin e kërkimit. Moti ishte i qetë dhe i favorshëm, sipas agjencise kordinuese. Kurse sa u perket hetimeve, ende nuk dihet shkaku i ketij misteri historik. Autoritetet deklaruan se jane zhvilluar mbi 170 intervista me familjarët e pilotëve dhe anëtarëve të ekuipazhit.Avioni i Malaysia Airlines humbi kontaktet me 8 mars gjatë udhëtimit nga Kuala Lumpur drejt Pekinit me 239 persona në bord. Në fokusin e kërkimit është një sipërfaqe prej 221,000 km katrore në perëndim të Perth. Por deri tani asnje provë, apo mbetje e avionit nuk është gjetur.