Dhuna e përdoruar nga CIA, Senati “OK” deklasifikimit të raportit
Komiteti i inteligjencës në Senatin e SHBA ka votuar rekomandimin e deklasifikimit të një pjese të raportit të tij mbi metodat “brutale” të marrjes në pyetje, të përdorura nga CIA ndaj të dyshuarve për terrorizëm. Por zyrtarët amerikane thonë se do et duhet pak kohe që kjo përmbledhje e raportit të bëhet publike.Disa pjesë të raportit që tashmë janë publikuar thonë se CIA shpesh herë ka keqinformuar qeverinë amerikane për metodat e marrjes në pyetje, vecanërisht gjatë kohës kur Xhorxh Bush ishte president.CIA i kundërshton disa pjesë të raportit, duke thënë se ai përmban shumë gabime. Kryetarja e komitetit, Dianne Feinstein deklaroi se votimi i raportit kishte qenë 11-3, për të deklasifikuar atë që e quajti rezultatin “shokues” të një hetimi."Raporti ekspozon brutalitetin, i cili bie në kontrast të fortë me vlerat tona si komb . Ai shenon një njollë në historinë tonë që nuk duhet të lejohet të ndodhë përsëri . Kjo nuk është ajo që amerikanët bëjnë", deklaroi Feinstein.Korrespondentët e BBC thonë se ndërsa disa republikanë të komisionit votuan bashkë me demokratët në favor të deklasifikimit të raportit, ishte e dukshme që brenda panelit kishte ndasi të thella.Senatori republikan Saxby Chambliss tha se teksa votoi për deklasifikimin e raportit, e cilësoi procesin si “një humbje kohe”. Kurse senatorja Feinstein thotë se, raporti vë në dukje “problemet madhore” të bordit menaxhues të CIA-s me programin e saj sekret të burgimit dhe marrjes në pyetje, që përfshin mbi 100 të burgosur."Kjo është gjithashtu thellësisht shqetësuese dhe tregon pse mbikëqyrja e agjencive të zbulimit në një komb demokratik është aq e rëndësishme" thuhej në deklaratë.Raporti u publikua fillimisht në Washington Post të martën, në të cilin thuhej se cil kishte përdorur mënyra të ashpra të papërdorura më parë gjatë marrjes në pyetje të akuzuarve për terrorizëm. Kjo përfshinte përdorimin e ujit të akullt dhe përplasjen e kokës pas murit.