Ish ndërmarjet e naftës, godina të shkatëruara në mes të qytetit të Kuçovës

Sapo hyn në qytetin e Kuçovës përballesh me skeletin e ngelur nga një ish ndërmarje e montimit të naftës, e cila në vitiet 1997 u shkatërrua krejtësishtë, pas privatizimit që pësoi gjatë ndryshimit të sistemeve. Godina ka vite që qëndron si fantazmë në mes të qytetit dhe duket se askush nuk shqerësohet për prezencën e saj.Ajo ka qënë dikur një nga ndërmarjet më të rëndësishme në sektorin e naftës, por tashmë ka mbetur e tillë vetëm në kujtimin e banorëve. Godina e shkatëruar, e bastisur, është imazhi më negativ që mund të përcjellw një qytet.Vendorët janë kujdesur vitet e fundit të kthejnë në identitet qytetin naftëtar, duke vendor një pus nafte në qendër të qytetit, po pak kujtohen për godinën e rënuar që zë një sipërfaqe të konsideruar toke. Banorët e quajnë pjesë të turpit këtë godinë shtretëtirë që e bën qytetin të ngjasoj me një qytet të sapo dal nga lufta.