PD: Tahiri, ministri më i dështuar, alibi për krimin duke fajësuar gjykatat
Partia Demokratike ka reaguar ndaj letrës së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, dërguar Presidentit të Republikës bujar Nishani për vendimet e gjykatës.Në reagimin e saj Partia Demokratike e cilëson ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri si ministrin më të dështuar, i cili sipas PD-së gjen alibi për krimin duke fajësuar gjykatat.Duke e ironizuar Ministrin e Brendshëm si Saimir komiku, PD-shprehet se ai ka zgjedhur të sulmojë gjykatat për dështimin e tij masiv dhe epokal me rendin, ndërkohë që duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e përditshme në luftën krimit.“Ministri më i dështuar i qeverisë së mashtrimeve dhe dështimeve është njëkohesisht edhe më qesharaku dhe absurdi. Përsëri Sajmir Komiku ka zgjedhur të sulmojë gjykatat e vendit për dështimin e tij masiv dhe epokal me rendin. Ministri i brendshëm duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e përditshme në luftën kundër krimit”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.Në reagimin e saj, Partia demokratike vazhdon akuzat ndaj Ministrit të brendshëm për lidhjet e tij të dyshuara me ndonjë kryebandit dhe për disa ekzekutime mafioze për të cilat nuk është përgjigjur publikisht. Ajo i bën thirrje Tahirit që të zbardhi këto lidhje të dyshuara dhe të ndalë gjithashtu emërimet e narkotrafikantëve me precedentë penalë në strukturat e policies.“Tahiri të zbardhë lidhjen e dyshuar me ndonjë kryebandit të vendit dhe disa ekzekutime mafioze për të cilat nuk është përgjigjur akoma publikisht. Ministri i dështuar të ndalë emerimet e narkotrafikanteve dhe personave me precedentë kriminalë në strukturat e Policisë së Shtetit”, vazhdon Deklarata e PD-së.