Zhvlerësohet euro përballë lekut, shkak mungesa e investimeve e rënia e konsumit VIDEO
Monedha europiane humb pikë përballë lekut shqiptar.Ky fakt tregon se ekonomia shqiptare nuk po performon në nivelin e duhur. Sipas ekspertëve një zhvlerësim i monedhës europiane në këtë periudhë, kur nuk ka kthim të emigrantëve, vjen si pasojë e rënies së kërkesës për euro në treg.Në fillim të 2014 euro arriti në kuotën e 142 lekëve, ndërkohë që aktualisht është ulur me disa pikë përqindje gjë që ka anë pozitive, por njëkohësisht edhe negative. Zhvlerësimi i monedhës europiane reflekton edhe njëherë faktin se sipërmarrësit nuk kanë nisur investime të reja, gjë që do ta shtrenjtonte euron përballë lekut.Gjithashtu një tjetër aspekt negativ i shvlerësimit të euros në këtë periudhë është fakti se vijon rënia e konsumit për shkak të pasigurive të qytetarëve për të ardhmen.Ndërkohë zhvlerësimi i euros është pozitiv për të gjithë ata persona që kanë marrë kredi në këtë monedhë, të cilët do të paguajnë më pak por kjo nuk ka shumë impakt në ekonominë në tërësi dhe në buxhetin e familjeve shqiptare.Sipas ekspertëve, euro nuk pritet të zbresë nën kuotën e 139 lekëve, pasi vetë Banka e Shqipërisë ndikon në ruajtjen në këtë nivel.Rënia e konsumit është një prej efekteve të krizës ekonomike që ka përfshirë vendin tonë. Ky fakt e ka futur ekonominë shqiptare në një ngërç, pavarësisht të gjitha masave të ndërmara nga institucionet përkatëse.Edhe pse në jemi afër stinës së verës, kur emigrantët kthehen në Shqipëri për pushime si dhe vijnë turistë, përsëri parashikimet nuk janë shumë pozitive në lidhje me euron në tregun shqiptar apo performancën e ekonomisë në tërësi.