Vrasja e Gjin Nikës, Apeli e liroi, Gjykata e Lartë: Prokuroria bëri rekurs VIDEO
Vendimi i gjykatës së Apelit që lironte Gjin Nikën, ishte kundërshtuar nga Prokuroria e cila ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.Është pikërisht ky institucion që ka sqaruar se ne ngarkim te shtetasit Gjini Nika, Prokuroria ka dorëzuar një Kërkesë për Vleftësimin Arrestimi dhe Caktifm Masë Sigurie.Kolegji Penal i Gjykates se Lartë sqarohet se ka vendosur në Dhomë Këshillimi, pranimin e rekursit të Prokurorisë dhe çështja ishte ne pritje për gjykim të vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit.Arrestimi Gjin Nikës i ezkekutuar në urën e Tapizës së bashku me mikun e tij Fabio Xhunga, mbrëmjen e 3 prillit u bë më 21 janar të këtij viti nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit Gentjan Kacaj më 8 prill 2013 në Tiranë si dhe vrasjes së datës 17 janar të këtij viti në Tiranë të shtetasit Hasan Talja. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së parë e rrethit gjyqësor Tiranë kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg".Por vendimi për masën e sigurisë dhënë nga Shkalla e Parë e Gjyqësorit, u anulua nga apeli qe nga masa e arrestit me burg e ndryshoi në detyrim paraqitje.Par gjykatën e Apelit ky ndryshim i masës së sigurisë bëhet pasi nuk qëndron akuza e ngritur ndaj Gjin Nikës bëhet për faktin se nuk ka prova që efajësojnë atë për këtë krim.Ngjarja për të cilën akuzohej Gjin Nika ka ndodhur në 8 prill 2013, ndërsa denoncimi është bërë më 20 janar 2014. Kjo për faktin se i dëmtuari Gentjan Kaçaj ka pretenduar se i akuzuari kishte njohje dhe ndihmë nga policia e prokuroria e për këtë arsye nuk mund të bënte kallëzim kundër tij dhe zgjodhi ta bëntë këtë gjë vetëm ditën kur u arrestua Gjin Nika."Ky përfundim i arritur dhe nga organi i akuzës dhe i pranuar nga gjykata nuk është i drejtë dhe nuk mund të merret si provë që sjell dyshimin e arsyeshëm se i gjykuari mund të jetë autor i veprës penale. I dëmtuari nuk del që të ketë patur ndonjë konflikt me të gjykuarin. Edhe në deklarimet e tij ai nuk nxjerr ndonjë të dhënë që të ketë patur konflikte me të gjykuarin."- thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila gjithashtu pretendon se dëshmitë e Gentjan Kacajt janë kontradiktore dhe nuk krijonte asnjë dyshim se Gjin Nika mund të ishte autor i krimit.Aksioneri i kromit Gjin Nika, i cili u ekzekutua dje në afërsi të urës së Tapizës, kishte vetëm pak javë që kishte lënë qelitë e paraburgimit, pas vendimit të Apelit.Ndërkaq Gentjan Kacaj i ndaluar një ditë më parë nga Policia mbetet i dyshuari kryesor për atentatin ndaj Gjin Nikës dhe Fabio Xhungës. Policia vendosi ndalimin e tij duke e lidhur krimin me hakmarrjen për atentatin që iu bë rreth një vit më parë në zonën e Don Boskos.Të dhenat e policise tregojnë se Gjin Nika dyshohet si një kriminel mjaft i rrezikshëm, vrasës me pagesë që kryente aktivitetin e tij thuajse në të gjithë Shqipërinë. Dyshohet se ka kryer ekzekutime në Tiranë, Shkodër, Shijak, Pogradec, Bulqizë, Fier dhe Vlorë. Madje sipas burimeve të policisë , ai ishte pjesë e grupeve që rekrutonte shqiptarë dhe i dërgonte drej konfliktit sirian.Nika dyshohet edhe për vrasjen e biznesmit Hasan Talja në Tiranë vrasjen e Qerim Markut, ndodhur në Dibër dhe plagosjen e Gentian Kaçaj,ngjarje e regjistruar në 2013.