Misteri i avionit, intensifikohen kërkimet
Kërkimet për avionin e humbur të Malaysia Airlines kane hyrë në fazën e tyre më intensive, ku dhjetra avionë dhe anije vazhdojnë operacionet në pjesen jugore te oqeanit Indian.Sipas zyrtareve australiane, 13 avionë dhe 11 anije ishin pjesë e operacioneve te kerkimit ne diten e sotme. Anije me teknologji të përparuar, te pajisura me aftesi lokalizuese po perpiqen te zbulojne te dhenat nepermjet regjistruesvete avionit para se baterite e tyre te zbehen.Kërkimet po kordinohen nga Agjensia Koordinuese dhe qeveria australiane nga qyteti i Perth në perendim te Australise. Në një deklaratë, Agjensia Koordinuese australiane tha se kerkimet jane shtrire ne nje siperfaqe rreth 217,000 km katrore në veriperëndim të Perthit.Kurse anijet me aftesi lolalizuese po kerkojne ne nje siperfaqe prej 240 km, ne perpjekje per te kapur regjistrimet e avionit. E gjithe shpresa per te zbardhur misterin historik te transportit ajror varet nga te dhenat qe pritet te zbulohen nga keto sinjale nenujore.Por shefi i ketyre kerkimeve me teknologji te avancuar, Angus Houston, tha se i frikesohej kohes, pasi bateria shkarkohet pas 30 ditesh. Ai tha dje qe shpreson ne kapjen e sinjaleve brenda afatit, pasi ne ne te kundert nuk mund te behet asgje ne kete pike.Houston shtoi se zona e kerkimit eshte percaktuar ne baze te të dhenave satelitore. Aeroplani u zhduk më 8 mars dhe ne bordin e tij qendronin 239 persona, 152 prej tyre kineze. Mendohet se avioni eshte rrezuar ne oqeanin Indian, edhe pse asnje prove nuk e ka vertetuar kete hipoteze.Gjithashtu ka mbetur nje pikepyetje e madhe, pa pergjigje dhe pa hipoteza, fakti se pse avioni ka shmangur itinerarin e tij te planifikuar nga Kuala Lampur ne Pekin.