Gjyqi për Karelin në Greqi, Totozani: Familja të marrë pjesë si palë për dëmshpërblim VIDEO
Avokati i Popullit, Igli Totozani nga Pogradeci deklaroi sot se vdekja e Ilia Karelit në burgun grek është një rast i paprecedent, i cili tregoi se në burgjet e Greqisë ushtrohen tortuara çnjerëzore dhe të pazakonta.Sipas Totozanit, gardiantët grekë i dhanë Karelit dënim joligjor për vrasjen që ai kreu, duke vrarë një prej kolegëve të tyre.Avokati i Popullit bëri te ditur gjithashtu se institucioni i tij i ka dërguar një letër MPJ, ku i kërkohet që familja e Ilia Karelit të ndjekë procesin gjyqësor nga afër dhe të arrijë të sigurojë edhe demshperblim mbi humbjen e djalit të tyre.Totozani vlerësoi rolin e Prokurorisë dhe mediave greke për trajtimin e vdekjes së shqiptarit në burgun e shtetit fqinj.Ai gjithashtu ka kërkuar edhe nderhyrjen e homologes se tij në Greqi jo vetem mbi njgjarjen, por që të japë ndikimin e saj edhe në ndryshimin e kushteve në burgjet greke.