Atentati mafioz ndaj të dyshuarit si "killer", i dyshuari kryesor Gentjan Kaçaj VIDEO

Gentian Kaçaj është personi kryesor i dyshuar për vrasjen e Gjin Nikës dhe mikut të tij, Fabio Xhunga mbrëmjen e 2 prillit pranë Urës së Tapizës në Fushë Krujë.Prej ditës së djeshme Kaçaj ndodhet i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë sëTiranës dhe po merret në pyetje në lidhje me atentatin që i mori jetën dy personave. Kaçaj një vit më parë ka mbetur i plagosur në një atentat që iu bë atij në zonën e Don Boskos në Tiranë dhe që autori i këtij krimi mendohet se ka qenë vetë Gjin Nika.Sipas burimeve nga policia, Gjin Nika dyshohet se është vrasës me pagesë që kryente aktivitetin e tij thuajse në të gjithë Shqipërinë. Madje sipas policisë , ai dyshohet se ishte pjesë e grupeve që rekrutonte shqiptarë dhe i dërgonte drej konfliktit sirian.Pista kryesore e hetimit që kanë blutë, është edhe veprimtaria e 35-vjeçarit dhe biznesi i kromit në Bulqizë,vendi i origjinës së tij. Gjin Nika ka qënë duke udhëtuar me mikun e tij Fabio Xhunga,nga Fushë-Kruja drejt Tiranës,ku në fshatin Qerekë, janë pritur me breshëri automatiku. Të dy kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa 21 persona u shoqëruan dje nga policia e Durrësit.35-vjeçari njihet si aksioner ne i kromit në Bulqizë dhe ishte liruar nga burgu disa javë më parë, ku u arrestua si i dyshuar për vrasjen e një tjetër biznesmeni kromi, Hasan Talja, ngjarje e ndodhur në Tiranë,17 janarin e këtij viti.Me një vendim të Gjykatës së Apelit masa e sigurisë ndaj tij ndryshoi nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” vetëm për akuzën e falsifikimit, ndërsa të gjitha dyshimet apo akuzat për vrasje ranë pasi nuk kishte prova që e fajësonin atë.Nika dyshohej se kishte vrarë biznesmeninHasan Talja në Tiranë, vrasjen e Qerim Markut, ndodhur në Dibër dhe plagosjen e Gentian Kaçajt,ngjarje e regjistruar në 2013.