Haxhinasto: Të rrisim sigurinë në rrugë, shmangim humbjen e jetëve në aksidente VIDEO

Siguria, cilesia dhe standardi i aplikuar ne rikonstruksionin e segmentit rrugor Milot-Lezhë është një përqasje e re që do adoptohet për të gjitha akset rrugore të vendit tonë.Kështu deklaroi Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, gjatë inspektimit të ktyer në përfundim të investimit në këtë segment rrugor.Ministri Haxhinasto ka bërë të ditur se do te rriten edhe sanksionet për individët që dëmtojnë sinjalistikën, ndërsa ka apeluar që çdo qytetar ta mbrojë atë.Superstrada Milot-Lezhë është kthyer në një segment rrugor me standarte të larta, pas investimit që bëri qeveria shqipare në riveshjen dhe sinjalistikën në këtë aks rrugor, ndërsa investimi kapi vlerën e 4 milion euro.Haxhinasto i prerë për ndërtimet pa leje: Do të ndërhyhet me forcën e ligjitPas inspektimeve në segmentin rrugor Milot–Lezhë, ministri i Transportit Edmond Haxhinasto vijoi udhëtimin drejt Shkodrës, duke u ndalur në kryqëzimin e Bushatit, aty ku tragjikisht humbën jetën 5 të rinj shkodranë pak kohë më parë.I shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve si dhe Drejtori Rajonal i Rrugëve, Haxhinasto u shpreh se synimi i këtij dikasteri është kryerja e investimeve të nevojshme me qëllim që të mos kemi aksidente në rrugët tona.I prerë, Ministri Haxhinasto u shpreh sa i takon ndërtimeve pa leje. “Ku do të vërehet se ka ndërhyrje të paligjshme në akset nacionale, do të ndërhyhet me forcën e ligjit” shtoi ai, duke e cilësuar krim çdo ndërhyrje që është bërë në këto vite.Haxhinasto kërkoj nga drejtuesit e Autoritetit Rrugor të Veriut sistemimin e gjitha segmenteve nacionale, sidomos në ato pika te cilat janë cilësuar si njolla të zeza.