Torturuan për vdekje Ilia Karelin, shtyhet për të martën gjyqi ndaj gardianëve grekë
Seanca gjyqësore e parashikuar të mbahej në 12:00 të mesditës së sotme për 8 nga 15 gardianët e burgut të Nigritas të akuzuar për dhunim në bashkëpunim të shqiptarit Ilia Kareli është shtyrë për të martën.Gjyqi për 8 të akuzuarit do të zhvillohet nesër, ku nisur edhe thirrja e drejtuar vetëm një ditë më parë nga Prokurori Toutonutzi, pritet që të kërkojnë falje për aktin e rëndë të tortures, që çoi në vdekjen e të burgosurit shqiptar, Kareli.Zyrtarët e burgut nën akuzë pritet të kërkojnë dhe të marrin kohë për të përgatitur faljen e tyre në mënyrë që avokatët e tyre të ketë kohë për të marrë kopje të aktakuzës dhe për të përgatitur mbrojtjen e drejtorëve.Lista e mësipërme nuk përfshin drejtorin e burgjeve të Nigritas , i cili përballet me akuza për kundërvajtje për strehimin një krimineli.Nga hetimet e deritanishme për vrasjen e shqiptarit Ilia Kareli në burgjet greke, është mësuar se 42-vjeçari u rrah egërsisht nga 4 ish-komando.Nga ekspertiza rezultoi se Kareli u qëllua në kafazin e kraharorit që ishte copëtuar, ndërsa u godit në shpinë dhe në thembrat e këmbëve me një kamxhik të improvizuar me një leckë të lagur dhe të lidhur nga të dyja skajet.Prokurorët në Selanik thanë se ish-komandot përdorën arte marciale mbi Karelin, kur ai ishte i lidhur pas shpine, ndërsa gardianët “special” u filmuan në korridor, duke përgatitur dhomën e torturës.Totozani: Familja të marrë pjesë si palë për dëmshpërblim