Krimet e luftës nga UÇK, Mandati i Tribunalit të paktën 5-vjeçar
Jo më pak se pesë vjet pritet të ketë jetëgjatësinë Tribunali që do të gjykojë krimet që pretendohet të jenë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).Por duket se autoritetet vendase, siç shkruajnë mediat vendase, i druhen jetegjatesise se funksionimit te kesaj gjykate, te cilat këtë javë kanë ndërruar diskursin për Tribunalin, nga deklarimi kategorik kundër themelimit të tij, në një pranueshmëri në heshtje.Burime prane qeverise ne Prishtine theksojne se imazhi i shtetit do të lëngojë në masë të madhe nga ekzistenca kaq e gjatë e këtij mekanizmi të drejtësisë ndërkombëtare. Duket se kunder saj, jane shprehur edhe veteranet e UÇK-se, sipas se cileve krijimi i nje Tribunali per krimet e supozuara te UÇK-së shkel sovranitetin e Kosoves.Ndersa nga ana e tij kreu i qeverise ne Prishtine, Hashim Thaçi u shpreh se askush s'duhet te shqetesohet, pasi Kosova ka sistemin e drejtesise per tu perballur me çdo sfide.Por pavaresisht pakenaqesive, duket se vendimi per krijimin dhe jetegjatesine e Tribunalit te Kosoves, eshte mbeshtetur fuqimisht edhe nga SHBA-te, permes Drejtorit per Europen Qendrore dhe Juglindore ne Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.Ndersa ka deklaruar se vendimi per krijimin e kesaj gjykate duhet te merret nga Kuvendi i Kosoves, ai ka shpjeguar edhe arsyet perse duhet krijuar ajo dhe mbi te gjitha perse duhet ta perkrahin institucionet, lideret dhe partite politike.Nder shume çeshtje e akuza qe do te trajtoje ky Tribunal, pritet qe ai te fokusohet kryesisht tek raporti i Dick Martyt. Nder te tjera, zyrtari i larte amerikan, theksoi se Kosova nuk mund te shkoje ne zgjedhje pa ngritur nje Tribunal si dhe pa i dhene driten jeshile mandatit te ri te EULEX.Sa i perket mandatit te ri per misionin e EULEX ne Kosove, dokumenti tashme eshte hartuar dhe do te dergohet ne parlament per votim.