I dënuari, kreu i task-forcës për energji, PD: Idajet Buzi u dënua për shpërdorim detyre VIDEO

Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër emërim të qeverisë Rama. Bëhet fjalë për Idajet Buzin, sot në krye të task forcës për energjinë por që ka qenë i dënuar në 2009 për shpërdorim detyre.Zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, në një deklaratë për mediat tha se ky emërim tregon edhe një herë se fjalë dhe vetëm fjalë i ka kryeministri angazhimet për etikë në qeverisje, për transparencë dhe përgjegjshmëri.Deklarata e plotë:Me Edi Ramën, energjia elektrike do u kushtojë vërtet shumë shqiptarëve.Jo vetëm plani që ai ka, për të rritur çmimin, por edhe mënyra se si po e administron CEZ-in.Në një prej posteve më të rëndësishme të kësaj ndërmarrjeje në Tiranë, është vendosur Idajet Buzi, një ish-i dënuar në vitin 2009 nga Gjykata e Durrësit, për shpërdorim detyre.Vendimi i Gjykatës së Durrësit, është lënë në fuqi, dhe ka marrë formë të prerë dy vite më vonë nga Gjykata e Apelit të Durrësit.Buzi i dënuar për shkak se, kur ishte përgjegjës turni në doganën e Durrësit, nuk i vilte subjekteve detyrimet tatimore, tanimë është emëruar nga Rama në krye të task forcës së CEZ-it në Kryeqytet.Ky emërim tregon edhe një herë se fjalë dhe vetëm fjalë i ka kryeministri angazhimet për etikë në qeverisje, për transparencë dhe përgjegjshmëri.Në të vërtetë, kriteri që ai ka dhe standardi që aplikon është që t’u shërbejë me besnikëri miqve dhe klaneve të tij të pushtetit, edhe kur janë të dënuar nga drejtësia, dhe aspak qytetarëve shqiptarë.