Transaksione të dyshimta drejt Azisë, arrestohet në Shkodër 66-vjeçari serb
Tentativa për te kaluar nje shume prej rreth 300 mije eurosh nga nje banke shqiptare drejt nje banke ne vendet aziatike, ka çuar ne prangat e policise shtetasin Branislav Ivanovic, 66 vjeç me origjine nga Beogradi i Serbise.Arrestimi i tij ne flagrance u be nga Sektori Kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar ne policine e Shkodres ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Specialistet e DPQSH-së kane bere edhe zbardhjen e skemes se plote te ketij veprimi.Shtetasi Ivanoviç e kishte marre shumen nga nje tjeter shtetas ne Serbi, i cili permes mashtrimit te nje kompanie atje, kishte perfituar shumen prej 300 mije euro.Perballe kesaj vepre penale dhe qe te mos binte ne duart e policise, ai e ka transferuar shumen ne Shqiperi tek 66-vjeçari Ivanoviç dhe ky i fundit ka tentuar qe permes bankes te dergoje shumen te perpjestuar ne disa llogari bankare, me argumentin se po ua dergonte te afermve, informon korrespondenti ynë në Shkodër, Bepin Kolvataj.Ka qenë vetë filiali i bankës në fjalë, e cila e ka detyrim ligjor në raste transaksionesh të paargumentuara, që ka lajmëruar blutë e Shkodrës, ku në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bene kapjen në flagrancë te 66-vjeçarit qe rezulton banues ne Beograd. Shuma ne fjale eshte bllokuar nga Sektori Kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar.