Zgjedhjet presidenciale në Afganistan, masa të larta sigurie pas vrasjes së gazetares së AP
Afganet po votojne sot per te zgjedhur Presidentin e ri, ne ate qe do te jete transferimi i pare i pushtetit ne histori. Raundi i pare i zgjedhjeve presidenciale, per te percaktuar pasardhesin e Hamid Karzait, po zhvillohet nen masa te rrepta sigurie, per shkak te rritjes se frikes pas kercenimeve per sulme terroriste nga ana e talebaneve, te cilet kane paralajmeruar se do te perpiqen te shkaterrojne procesin e zgjedhjeve, perveçse do ti bojkotojne ato.Në kryeqytet është ndaluar lëvizja e automjeteve që nga dita e premte, postblloqe policore janë ngritur në çdo kryqëzim. Zyrtarët vendas deklaruan se për të ofruar siguri janë angazhuar rreth 400 mijë policë dhe ushtarë.Dy kandidatët kryesorë në këto zgjedhje, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah, tashmë kanë votuar. Ghani, ish-ministër i financave, tha sot se dalja masive në zgjedhje dërgon mesazh te armiqtë e Afganistanit se kërcënimet e tyre nuk mund ta frikësojnë popullin afgan.Kandidati tjetër, Abdullah Abdullahu, ish- ministër i jashtëm, këto zgjedhje i ka vlerësuar si “një hap përpara kah e ardhmja më e mirë”.Në garë janë 8 kandidatë, të cilët do të synojnë të zëvendësojnë Hamid Karzain, pasi atij i ndalohet nga Kushtetuta për të kërkuar një mandat të tretë radhazi si President. Këto zgjedhje do të jenë kalimi i parë i pushtetit në mënyrë demokratike dhe konsiderohen një test i rëndësishëm për forcimin e institucioneve të vendit.Tre janë kërcënimet kryesore për ketë zgjedhje, sulmet e talebanëve, manipulimet e zgjedhjeve dhe abstenimi i votuesve. Nje dite me pare, dy gazetare te huaja, te cilat kishin mberritur ne Afganistan per te ndjekur nga afer procesin zgjedhor, u qelluan me arme zjarri nga nje person i veshur si police, duke shtuar friken per diten e zgjedhjeve, duke kërcënuar kesisoj procesin.Pakistani zotohet të mbështesë procesin zgjedhor në AfganistanNdërkaq Pakistani është angazhuar për sigurinë e e proçesit zgjedhor në Maqedoni. Ai ka mbyllur pikat e kalimit kufitar dhe ka vendosur trupa shtesë për të ndihmuar Afganistanin për zhvillimin e zgjedhjeve paqësore.Ushtria pakistaneze tha mbrëmë se të gjitha pikat e kalimit kufitar do të qëndrojnë të mbyllura deri në mbylljen e qendrave të votimit në fund të zgjedhjeve të sotme. Po sipas ushtrisë, janë marrë masa mes dy ushtrive për të forcuar situatën e sigurisë.Ushtria pakistaneze thotë se po patrullon zonën kufitare të vendit dhe se kontrollet e imigracionit janë shtuar. Sipas burimeve zyrtare, të gjitha rrugët drejt kufirit afgan po kontrollohen rreptësisht nga toka dhe ajri për të parandaluar lëvizje drejt zonës kufitare.Masat e reja të sigurisë janë ndërmarrë pas akuzave nga pala afgane se agjencia pakistaneze e zbulimit është pas sulmeve të fundit kundër zyrtarëve dhe objekteve zgjedhore në Afganistan në prag të votimeve për president. Pakistani i ka hedhur poshtë këto akuza si të pabaza.Këshilltari pakistanez për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare Sartaj Aziz tha se vendi i tij është i interesuar që të ketë stabilitet në Afganistan:"Mendoj se perceptimi që Pakistani do të minojë zgjedhjet mund të jetë taktikë e disa partive në Afganistan, por nuk është i bazuar në fakte apo nuk tregon motive reale që mund të ketë Pakistani për veprime të tilla”.Aziz ritheksoi se Islamabadi dëshiron marrëdhënie miqësore me Kabulin dhe shpreson se Afganistani do të dalë më i fortë dhe më i bashkuar pas zgjedhjeve:"Ne do të respektojmë vullnetin e votuesve dhe do të punojmë me qeverinë që zgjedhim. Ne nuk kemi preferenca dhe nuk duam të ndërhyjmë në ndonjë mënyrë".