Bush piktor: Putin e Merkel në telajon e ish presidentit amerikan FOTO VIDEO

Ish-presidenti amerikan George W.Bush ka një aftësi të re për të shtuar në CV e tij: piktor. Subjektet e pikturës së tij janë udhëheqësit botëror - një temë që ai e njeh mirë.Portretet do të paraqiten në biblotekën e tij presidenciale në Dallas të shtetit Teksas.Titulli i ekspozitës, "Arti i Udhëheqjes : Diplomacia Personale e Një Presidenti," do të ketë piktura të figurave botërore me të cilët ai punoi gjatë presidencës së tij nga viti 2001 në vitin 2009, përfshi atë të presidentit rus Vladimir Putin, ish kryeministrin britanik Tony Blair dhe udhëheqësin shpirtëror të Tibetit Dalai Lama.Bush filloi hobin e tij të pikturës dy vjet më parë. Në një intervistë për kanalin NBC me vajzën e tij Jenna Bush Hager, e cila punon për këtë rrjet, Bush tha se megjithëse nuk mendon se është një artist i madh, "një botë e re është hapur, për të përmes pikturës".Ekspozita permban 24 portrete të udhëheqësve boterore, por edhe kujtime të atyre viteve të trazuara në Shtëpinë e Bardhë.Bush në figurën e Tony Blair ka portretizuar dhembshurinë, forcën dhe besueshmërinë. Kurse kancelarja gjermane Angela Merkel tregon një anë më të gëzueshme se sa paraqitjet e saj publike, shpesh herë tepër serioze. Dalai Lama në artin e Bush duket se ka gjetur qetësinë e brendshme.Ka ngjallur një padurim dhe interes portreti i Putin, që shumë e kanë menduar të portretizuar në shumë forma mbase për shkak të historisë diplomatike jo të qetë mes dy liderva.Në galerinë e tij nuk mungon as ish gjenerali i Pakistanit Musharaf apo Hamid Karzai i Afganistanit, portrete të sjella me origjinalitet dhe mjaf interesante. Bush disa figura i ka sjellë edhe sipas imazhit të tij, si një formë hakmarrje, por artistike.[gallery link="file" order="DESC" columns="9" orderby="post_date"]