Fshati Adriatik “fshihet” nga lista turistike, pirgjet me mbeturina i zënë frymën VIDEO

Fshati Adriatik ne Kurbin nuk mund te ndaloje se numeruari problemet, te cilat me te drejte po kthehen ne faktor kyç per braktisjen e tij nga banoret autoktone. Pavaresisht faktit se eshte shume prane zones turistike, sot kete fshat nuk e lidh asgje me elemente te cilet mund te vihen ne sherbim te turizmit dhe ta konsiderojne ate si pjese tij.I ndodhur shume prane me vijen bregdetare, ndotja mjedisore ne kete zone eshte ne gjendje alarmante ku per vite me rradhe ajo vazhdon te jete e njejte. Mungesa e konteniereve, mosnderhyrja e pushtetit vendor, por edhe mos disiplinimi i banoreve, e rendisin kete pjese te bregdetit si nje nga me te ndoturat ne vend.Mbulimi i pothuajse gjithe hapesires nga mbeturinat e ndryshme, shoqerohet njekohesisht edhe me arome te rende, ku me rritjen e temperaturve rreziku per perhapjen e ndonje epidemie, eshte mese i mundur.Nga ana e drejtuesve te kesaj njesie vendore nuk po ndermeret asnje hap konkret per ndryshimin e situates,nderkohe qe ne te gjithe vendin po zhvillohen aksione per pastrimin e territorit e madje do te nisin edhe aplikimet e masave administrative ndaj njesive apo subjekteve te cilet kthehen ne faktore per ndotjen e mjedisit.Fshati Adriatik i Kurbinit, i cili eshte nen administrimin e komunes Fushe-Kuqe,eshte nje shembull konkret ku dora e ligjit duhet te vendose, pasi pamja flet qarte dhe nuk ka nevoje per koment.