Mblidhet Këshilli Ekonomik Kombëtar, Qeveria prezanton 2 marrëveshje me BB
Këshilli Ekonomik Kombëtar zhvilloi mbledhjen e tij të radhës. Në takimin e sotëm, krahas anëtarëve të përhershëm të KEK, morën pjesë edhe emra të njohur të ekonomisë, Stephany Griffith-Jone, Profesore në Universitetin e Columbias, Erik Berglof kryeekonomisti i BERZH, Leif Pagrotsky, Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë Tahseen Sayed etj.Në takimin e sotëm, krahas anëtarëve të përhershëm të KEK, morën pjesë edhe emra të njohur të ekonomisë, Stephany Griffith-Jone, Profesore në Universitetin e Columbias, Erik Berglof kryeekonomisti i BERZH, Leif Pagrotsky, Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë Tahseen Sayed etj.Pas marrëveshjes së arritur me FMN, Qeveria shqiptare është duke negociuar dy marrëveshje të tjera më Bankën Botërore. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj bëri një prezantim të detajuar të marrëveshjes së Huasë së Politikave Zhvillimore, një hua për modernizimin e sistemit financiar ku krahas marrjes së një shume prej rreth 100 milionë dollarë, Qeveria shqiptare angazhohet të kryejë një sërë reformash të rëndësishme në sektorin financiar.
(Në foto mbledhja e Këshilli Ekonomik Kombëtar)Ministri i Financave Shkëlqim Cani prezantoi marrëveshjen e arritur me FMN dhe axhendën e reformave ekonomike të Qeverisë të mbështetura edhe nga kjo Marrëveshje. Objektivi kryesor, sipas Ministrit, mbetet fuqizimi i rritjes ekonomike dhe korrigjimi i disbalancave makroekonomike.Kryeministri Rama vlerësoi prezencën ekspertëve të huaj në Këshillit dhe i falënderoi për asistencën që kanë ofruar për Qeverinë shqiptare edhe para fillimit të punës në muajin Shtator.“Dua që t'i falënderoj sinqerisht, jo formalisht të gjithë miqtë tanë, që na ndihmojnë me këshillat e tyre. Dhe Dua t'ju them me modesti po me vërtetësi që marrëveshja që ne arritëm me Fondin Monetar pas një negocimi të vështirë është rezultat, pa asnjë dyshim edhe i ndihmës suaj, i konsultimeve që kemi bërë. Kemi një performancë pozitive të administratës doganore dhe tatimore dhe praktikisht pjesa më problematike, që ne kemi pasur në diskutimin me Fondin ka qenë vendosja e tavaneve të të ardhurave, planit të të ardhurave që na është dukur mbase më ambicioz seç duhet. Por deri tani dhe posaçërisht me realizimin e muajit mars, kemi arsye që të jemi të kënaqur me performancën e administratës sepse tavani ka qenë i vendosur realisht lart dhe muajt nuk kanë qenë të lehtë. Kemi 6 mujor me 6 mujor, 150 milionë dollarë më shumë”– u shpreh Kryeministri.Në diskutimet e tyre të pranishmit e vlerësuan si në hap pozitiv përpara arritjen e marrëveshjeve me FMN dhe BB, me një ndikim tejet të rëndësishëm në rritjen e kredibilitetit të vendit, garantimin e rritjes ekonomike të qëndrueshme dhe realizimin e reformave të rëndësishme strukturore në kuadër të modelit të ri ekonomik të vendit.Shumë prej tyre vlerësuan se marrëveshjet shënojnë dhe një moment të rëndësishëm për vetë FMN nga pikëpamja e filozofisë së marrëveshjes më qeverinë shqiptare. Modernizim të FMN dhe BB e kanë cilësuar ekspertët e huaj, negocimin dhe aprovimin e marrëveshjes së dizenjuar me parimin e rritjes së ekonomisë dhe zhvillimit, apo siç u vlerësua nga qeveria një marrëveshje e hartuar mbi parimin e inovacionit, sigurisë dhe progresit për vendin dhe qytetarët.