Aksident në Elbasan, Autoboti zë poshtë 62 vjeçarin, po ecte me biçikletë FOTO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2014, 11:50
Një person humbi jetën pasi u përplas nga një autobot mesditën e sotme në unazën perëndimore të Elbasanit. Mësohet se 62 vjeçari, Zamir Dedja po lëvizte me biçikletë pranë vendit që njihet ndryshe edhe si rrethrrotullimi i luleve. . Ai është zënë poshtë nga automjeti i tonazhit të lartë.
Dyshohet se viktima mund të ketë humbur kontrollin e drejtimit të biçikletës, dhe është përplasur me automjetin i cili po udhëtonte drejt Portit të Durrësit.
Policia ndaloi drejtuesin e automjetit, i cili është nga Maqedonia për të kryer veprimet hetimore.
Ndërkohë 62 vjeçari i cili sapo ishte kthyer nga shteti grek humbi jetën pavarësisht ndihmës së parë mjekësore.