Ministri Gjiknuri në Athinë: Bashkëpunim për projekte të përbashkëta energjitike VIDEO
Greqia dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë për projekte të përbashkëta energjitike. Gjatë vizitës së realizuar në Athinë ku Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, u takua me homologun grek, deklaroi se shumë shpejt do të nisë puna e një komiteti të përbashkët për energjinë që përfshijnë përgjithësisht çështjet që lidhen me naftën, gazin dhe mbi projektet e përbashkta siç është TAP.“Diskutuam për projekte të përbashkta siç është projekti TAP si dhe benefitin më të madhë për të dy vendet nga ky projekt, si dhe çështje të bashkëpunimit dhe në fusha të tjera të gazit dhe naftës pasi dhe Shqipëria dhe Greqia, sidomos në detë kanë një strukturë të pëtafërt gjeografike e cila mund tu shërbej shumë mirë të dyja vendeve dhe mund të kthehet një fushë e mirë për bashkëpunim të zhvillimit të mëtejshëm në fushën energjitike. Gjithashtu ram dakord që të krijojmë një komitet të përbashkët pune mes dy ministrive, për të shkëmbyer politika reciproke energjitike dhe për të punuar për projekte të përbashkta, qoft edhe me mbështetjen e Greqisë në Komisionin europian, për tëpromovuar projekte të cilat kanë interesë për Shqipërinë dhe për Greqinë. Politika energjitike është një politikë që i vlen gjithë rajonit, jo vetëm një vendi të caktuar në mënyrë të izoluar siç po e tregojnë edhe ngjarjet e fundit në pjesët e tjera të Europës, që tashmë e gjith bota e di. Shumë shpejt Komiteti do të filloi nga puna, për tëdiskutuar mbi politikat e përbashkta të çështjeve që kanë të bëjnë me energjinë. Në të ardhmen do të zhvillohet një takim tjetër shpresojmë padyshim në Tiranë, ku do të kemi edhe produkte konkrete”deklaroi Gjiknuri.Ministri grek i Energjisë dhe Ndryshimit Klimaterik Janis Maniatis, vlerësoi se duhet rritur shkalla e bashkëpunimit në fushën e gazit dhe të energjisë."Ne diskutuam të gjitha çështjet me interes të përbashkët dhe çështjet e menaxhimit të ujit e të energjisë. Në përgjithësi, unë mendoj se ne jemi në një kohë shumë të mirë, ku marrëdhëniet mes dy vendeve të forcohen më shumë dhe të forcojmë bashkëpunimin e mëtejshëm midis dy vendeve duke mbështetur njëri tjetrin. Nuk është vetëm gazsjellësi TAP që na bashkon. Sigurisht TAP është një projekt i madh, projekt simbolik, i cili i afron më shumë dy vendet tona në bashkëpunim. Por ne do të kemi një bashkëpunim edhe më të ngushtë në këtë program . Në të njëjtën kohë, ju e dini shumë mirë se Greqia mbështet fuqimisht perspektivën evropiane të Shqipërisë"tha ai.Gjatë qëndrimit në Athinë, Ministri Gjiknuri pati një takim të veçantë edhe me Sekretarin e Përgjithshëm për Marrëdhëniet Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë Panagiotis Mihalos.