Aksi Thumanë-Fushë-Krujë, drejtuesit e automjeteve: Po lemë të ardhurat në servise VIDEO

Gropa të shumta, mos disiplinim i ujrave si pasojë e mungesës së kanalizimeve,amortizim i mjeteve dhe tej lodhje e udhëtarëve, janë pjesë e aksit nacional Thumanë-Fushë krujë, infrastruktura e të cilit sa po shkon dhe degradohet më tepër.Pavarësisht se janë vetëm 12 kilometra rrugë dhe shërbejnë për një numër të lartë të popullsuisë që banojnë në këtë zonë, deri më sot nga ana e pushtetit vendor nuk është bërë asb=një ndërhyrje për ndryshimin e situatës.Pranë fshatit Burozane gjëndja është edhe më kritike dhe me të drejtë drejtuesit e automjeteve por edhe këmbësorët shprehen të indinjuar duke kërkuar rikonstruksionin e saj.Banorët e kësaj zone, një nga të paktat mundësi punësimi kanë shfrytëzimin e tokave bujqësore dhe nxjerrjen në treg të prodhimeve, por që për shkak të mungesës së infrastrukturës së rrugës, afrimi i tregtarëve të shumicës nuk ndodh duke lënë stok produktet e fermerëve që ndryshe përkthehen në mund, djersë dhe investim të çuar dëm.