Lufta kundër narkotikëve, takim i strukturave vendore në qarkun e Lushnjes VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2014, 21:32
lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike ka qenë temë e takimit të organizuar nga nënprefekti i Lushnjes, Ilir Dervishi, i cili ka kërkuar nga kryetarët e njësive vendore bashkëpunim të ngushtë me policinë për parandalimin e kultivimit të drogës.Henerigert Mitri numri një i komisaritait të Lushnjes ka prezantuar punën e bërë deri tani në këtë drejtim si dhe garantoi shtimin e masave kundër këtij fenomeni.Në këtë mbledhje është ngritur edhe grupi i punës, i cili do të monitorojë zonat dhe do të raportojë intensivisht pranë Ministrisë së Brendshme.