Totozani: Të respektohen vendimet e gjykatave për të shkarkuarit e administratës VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2014, 15:15
Avokati i Popullit Igli Totozani, e ka cilësuar si mjaft shqetësuese mos respektimin e vendimit të Gjykatave, për të shkarkuarit nga administrata publike.Gjatë raportimit para komisonit parlamentar të ligjeve dhe të sigurisë, Totozani, tha se gjatë vitit 2013, Avokati i Popullit ka marrë rreth 300 ankesa për administratën publike.Sipas tij, në shumë raste të ankesave theksohet se largimi ka karekter politik.Mbi largimet në administratën shtetërore Avokati i Popullit po harton një raport të detajtuar, ku së shpejti do t`i kalojë dhe Parlamentit.