Vdekja e avokatit Magnitsky, PE vendos sanksione për zyrtarët rusë

Ligjvënësit evropianë kanë votuar për të kërkuar sanksione nga BE-ja për zyrtarët rusë që kanë gisht në vdekjen e avokatit rus, Sergei Magnitsky.Përmes një rezolute, Parlamenti Evropian të mërkurën i ka bërë thirrje Këshillit Evropan që të imponoj viza dhe të ngrijë asetet e 32 zyrtarëve.Rezoluta përfshin emrat e ligjvënësve evropianë që kanë kërkuar ndëshkim për zyrtarët rusë.Parlamenti Evropian kishte kërkuar edhe më herët partnerët evropianë që të sanksionojnë edhe ata zyrtarë që janë të përfshirë në rastin e Magnytskit, mirëpo disa vende evropiane e kishin bllokuar një gjë të tillë.Por pas vendimit të muajit të kaluar nga ana e ministrave të jashtëm të BE-së për të ndëshkuar zyrtarët rusë dhe ata ukrainas në Krime për rolet e tyre në krizën e Ukrainës, ka gjasa që shtetet e BE-së mund të ndryshojnë mendim.Avokati Magnitsky ka vdekur në një burg rus në vitin 2009, pas zbulimit të një skene mashtrimi të bërë nga zyrtarët rus.