21 të vrarë nga shpërthimet në Nigeri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2014, 07:45
Të paktën 21 persona janë vrarë nga shpërthimet pranë një depo karburanti në qytetin Maiduguri në Nigeri.Zyrtarët nigerianë thanë se ushtarët aktivizuan tre automjete të ngarkuar me eksploziv, ndërsa një makinë e katërt u aktivizua nga një sulmues vetëvrasës.Një sulmues vetëvrasës i cili i mbijetoi sulmeve u arrestua nga autoritetet.Autoritetet e policisë së shtetit Borno të Nigerisë tha se sulmi duket të jetë vepër e grupit militant islamik Boko Haram.Ky grup fajësohet për vrasjen e mijëra njerëzve që nga viti 2009. Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International tha të hënën se vetëm këtë vit 1500 persona kanë vdekur në sulmet e lidhura me organizatën Boko Haram.