Tymoshenko: Nuk tërhiqem nga gara për presidente
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2014, 13:46
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga gara për presidente të vendit.Tymoshenko i ka bërë këto komente gjatë një konference të mbajtur në Kiev, dhe atë një ditë pasi që udhëheqsi i Partisë Demokratike për reforma në Ukrainë, Vitali Klitchko, i ka bërë thirrje asaj që të tërhiqet nga kandidatura dhe të mbështesë Petro Poroshenko.Gjithashtu Tymoshenko ka deklaruar se nuk do të bëjë marrëveshje me kandidatët e tjerë, për ta tërhequr kandidaturën e saj.Kreu i Partisë Demokratike për reforma në Ukrainë,Klitschko ka hequr dorë nga kandidimi i tij për president ndërsa ka bërë me dije se do ta mbështesë biznesmenin Poroshenko.Klitschko ka bërë me dije se do të kandidojë për kryetar bashkie i Kievit.