BE minimizon sanksionet për Rusinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2014, 07:55
Komisionari për Çështje Ekonomike i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, ka minimizuar mundësinë e sanksioneve më të ashpra ekonomike kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë.“Asnjë evropian i ndjeshëm nuk do të donte të shihte sanksione ekonomike, përveç nëse Rusia përshkallëzon krizën”, ka thënë Rehn.Rehn gjithashtu ka theksuar se Bashkimi Evropian do të bëjë një pagesë të shpejtë të ndihmës financiare për Ukrainën.BE-ja është zotuar se do të ndihmojë Ukrainën me një paketë prej 11 miliardë eurosh, së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar.