Shtëpia e Bardhë: "Twitteri Kuban", projekt zhvillimi

Shtëpia e Bardhë thekson se i ashtu-quajturi rrjeti i komunikimeve “Twitteri Kuban”, i krijuar nga qeveria amerikane, ishte një program për zhvillim dhe jo një operacion i fshehtë spiunazhi.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney bëri komente mbi programin, në përgjigje të një artikulli nga agjencia e lajmeve Associated Press. Carney tha se programi përfundoi më 2012.Sipas zëdhënësit, Shtetet e Bashkuara tregohen të kujdesshme kur veprojnë në mjedise jo tolerante si Kuba, në mënyrë që të mbrojnë personat e përfshirë në program dhe publikun e gjerë.Artikulli i agjencisë së lajmeve Associated Press thekson se qeveria amerikane kishte financuar fshehurazi faqen e komunikimeve sociale Twitter për përdoruesit kubanë, në përpjekje për të nxitur trazira politike dhe për të minuar qeverinë komuniste të këtij vendi-ishull.