NATO diskuton sot për Afganistanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2014, 08:03
Ministrat e Jashtëm të NATO-s mbajnë sot ditën e dytë të bisedimeve në Bruksel.Sipas raporteve, diskutimet pritet të fokusohen tek Afganistani, ku siguria tani është kryesisht në duart e forcave afgane.Të martën, NATO-ja ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik me Rusinë, në shenjë proteste për aneksimin e Krimesë, dhe ka urdhëruar planifikuesit ushtarakë që të hartojnë masa për të forcuar mbrojtjen në vendet e Evropës Lindore.